Ish-kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi, ende nuk ka marrë nga Gjykata Kushtetuese përgjigje në lidhje me kërkesën e tij
Ka 8 muaj që Arban Abrashi është duke pritur një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.
Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, pretendon se atij është shkelur e drejta në këtë garë zgjedhore.
Për më shumë deputeti i Kuvendit, kishte kërkuar nga Kushtetuesja të hedh poshtë vendimin e Gjykatës Supreme, e cila sipas Abrashit nuk e kishte kryer punën si duhet.
“Unë personalisht nuk jam deklaruar për këtë çështje, sepse kam dashur të ruaj integritetin të Gjykatës Kushtetuese, por edhe drejtësisë”, tha Abrashi.
Abrashi thotë se nuk dëshiron të besojë se Gjykata Kushtetuese, është e ndikuar politikisht.
Nuk dua ta besoj se ka ndikim politik, pres një vendim të drejtë e të paanshëm”, deklaroi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.
E sqarime për këtë çështje T7 ka kërkuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Por, ata në përgjigje e tyre, kanë thënë se ky rast është në shqyrtim.
“Kjo kërkesë aktualisht ende është në fazën e shqyrtimit dhe vendimet do të merren brenda një afati të arsyeshëm kohor, ndonëse nuk ka afat të vendimmarrjes në këtë rast”, shkroi në përgjigjën e saj Gjykata Kushtetuese.
Por, është avokati Durim Osmani që këtë përgjigje të Gjykatës Kushtetuese e quan absurde.
“Fjala shqyrtim në terminologjinë juridike e ka kuptimin e vendosjes së meritave të çështjes në një seancë të hapur ose jo, publike ose jo”, thotë avokati Durim Osmani.
Madje ai beson se në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka treguar gabimisht më shumë se që ka dashur të thotë.
“Nuk mund të jap përgjigje për se çka ka nënkuptuar Gjykata Kushtetuese me fjalën shqyrtim, por ndonjëherë gjuha të tradhton dhe vet gjuha e thotë të vërtetën”, shtoi Osmani.
Avokati Osmani thotë se me vonesën e përgjigjes ndaj kërkesës së Abrashit, Gjykata Kushtetuese ka shkelur Ligjin që rregullon punën e saj.
“Gjykata Kushtetuese e ka ka shkelur Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe kjo krijon pasoja të caktuara procedurale. Ka rëndësi se çfarë ndodh kur një nen i caktuar shkelet nga një gjykatë, kjo shkakton pasoja procedurale për personat që e shkelin në aspektin disiplinorë”, tha Osmani.
Arban Abrashi kishte dorëzuar ankesën e tij në Gjykatën Kushtetuese me 29 mars 2018.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...