Google ADS

Tuchel i gatshëm për duelin me Man Utd

19:48 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Paris Saint Germain do t’i kenë përball gjigantët e Anglisë, Manchester United, në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë nga ndeshjet më spektakolare, bashkë me atë të çiftit Bayern – Liverpool.

Edhe pse short i vështirë, trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka besimin se skuadra e tij do të bëjë mirë në këtë fazë.

“Kemi kualitetin të fitojmë në “Old Trafford”. Kam besim tek skuadra ime, por do të jetë sfidë e madhe” ka thënë fillimisht gjermani, transmeton lajmi.net.

“Nëse do të isha spektator, në TV do të zgjidhja të shihja këtë ndeshje. Raundi i 16 më të mirëve është gjithmonë i vështirë. Nuk mendoj se jemi favoritë” ka thënë tutje trajneri i parisienëve.

“Duhet të respektojmë skuadrën që ka eksperiencë në këtë kompeticion. Ata kanë fituar këtë trofe për disa herë” ka përfunduar Tuchel.

Skuadra e Tuchel ka shënuar plot 17 gola në fazën e grupeve (grupi C) për kualifikimin para Liverpool.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme