Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili po qëndron për vizitë në Greqi me ftesë të homologut të tij Christos Spritzis, ka realizuar një sërë takimesh me rëndësi.
Këtë e ka bërë me dije vet ministri Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim të plotë në vijim.
“Vizitën në Greqi e fillova me takimin e zëvendës guvernatorit të Bankës së Greqisë, John Mourmouras. Me të diskutuam për mundësinë që potenciali ekonomik grek të orientohet për të investuar në Kosovë. Mourmouras që më parë ishte zëvendës ministër i financave dhe shumë shpejtë do të jetë prijësi i Bankës Qendrore, pranoi ftesën
time për të vizituar Kosovën në fillim të vitit 2019. Meqë shumë të rinjë nga Kosova e Shqipëria shkollohen në Republikën Helene, qëndrimin tim këtu e shfrytëzova për të vizituar edhe “Neë York College”, një
institucion arsimor në Greqi, Shqipëri e Çeki. Elias Foutsis, themeluesi i këtij kolegji, faktor në politikbërjen greke, premtoi përkrahje të vazhdueshme për studentët tanë që janë pjesë e kolegjit të tij dhe bashkëpunim me institucionet arsimore në Kosovë”, shkruan në statusin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...