Google ADS

Shaqiri tregon se si shënoi dy herë kundër Man Utd

17:56 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Të gjitha mediet britanike po shkruajnë për performancën e jashtëzakonshme të Xherdan Shaqirit.

Ylli kosovar mbrëmë realizoi dy herë për të vendosur fatin e derbit më të madh në Angli.

Ai erdhi në fushë si zëvendësues për të realizuar dy herë, në minutat 73’ dhe 80’ dhe për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij, si dhe për t’ia rikthyer lidershipin.

Por, si arriti Shaqiri të bëjë një prej ndeshjeve më të mira të tij?

“Provova që të involvohem direkt në ndeshje dhe mund ta keni parë se isha përgatitur mirë” ka thënë fillimisht Shaqa, transmeton lajmi.net.

“E shikova lojën nga jashtë dhe aty mund të shohësh se ku janë hapësirat mes vijave. Jam shumë i mirë në këto hapësira dhe provova të marr topin dhe të bëjë diferencën” ishin fjalët e kosovarit.

“Në fund realizova dy gola dhe ne fituam ndeshjen. Ishte një ditë perfekte për ne” ka përfunduar Shaqiri.

Reprezentuesi zviceran nuk ka bindur akoma trajnerin gjerman për një vend në formacionin startues, megjithatë performanca e tij ndaj United mund të ndryshojë qëndrimin e Klopp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme