Një protestë e madhe po mbahet në Bruksel, ku me mijëra protestues kanë dalë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit belg kundër një pakti emigracioni të nënshkruar në qytetin maroken të Marakeshit. Në protestë kanë marrë shumë vetë dhe se policia ka arrestuar deri tani jo pak, por 100 vetë.
Rreth 5000 vetë marshuan në rrugët që rrethojnë selinë e Bashkimit Evropian, raporton The Associated Press. Disa bartën parulla kundër imigracionit me slogane të ndryshme. “Ne që jemi këtu jemi të parët”, “Kemi emigrantë mjaftueshëm” ose “Mbyllni kufijtë”.
Policia u përpoq të largojë protestuesit, ndërsa janë hedhur edhe bomba molotov dhe sende të tjera të palejuara. Forcat policore përdorën edhe ujë nga makinat e tyre gjigande, por turma sërish ka mbetur stoike. Një zëdhënës policie i quajtur Isle Van de Keere tha se 97 protestues janë shoqëruar në komisariate, ndërsa që të gjithë janë liruar më pas. Protesta u shpall e pavlefshme fillimisht prej autoriteteve policore, mirëpo Gjykata e Lartë e Francës mori vendimin më tej se është e drejtë legjitime e qytetarëve që të demonstrojnë për atë që e konsiderojnë të drejtë.
Kryesisht protestues anti-emigracion, por edhe qytetarë të zakonshëm parizienë dhe nga qytete të tjera të Francës, kanë protestuar kundër një pakti për pranimin emigrantësh të nënshkruar nga kryeministri i vendit Charles Michel në Marok. Michel e ka hedhur firmën, pavarësisht kundërshtimit të qartë të së paku një partie të madhe dhe ky krah politik është Aleanca e Re e Flamandëve. Edhe partia tjetër antiemigracion Vlaams Belang ka votuar kundër paktit në fjalë. Bart Claes, president i krahut të të rinjve të Vlaams Belang, i tha BBC se qeveria duhet të kishte kërkuar informacion publik para se të pajtohet me kompaktin. Claes tha se vendimi i marrë prej kryeministrit të vendit bie ndesh me mendimin e njerëzve, të cilët mendojnë qartësisht se Franca nuk mund të pranojë më emigrantë të rinj dhe në numër tepër të madh. Mësohet se ka pasur edhe kundër-protesta nga krahu i majtë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...