Google ADS

Detaje nga takimi ku Haradinaj e Mogherini u përplasën për taksën

16:19 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherinin.

Burime brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë Klan Kosovës se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE-ja.

Haradinaj në këtë takim, sipas burimit të Klanit, fuqishëm ka insistuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.

Kryeministri kosovar i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

Kësisoj, Mogherini është detyruar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme