Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e
Bordit të Drejtorëve në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të
rendit të ditës me rëndësi për qytetarët.
Sipas njoftimit për media kryetari i komunës, Agim Bahtiri, gjatë kësaj mbledhje njoftoi ekzekutivin se vendimi i marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal me datën 30.11.2018 me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit Nr./ L-041 për kufijtë administrativ të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës ku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jo legjitime. Prandaj kryetari Bahtiri me pëlqimin e drejtorëve komunal do të iniciojnë edhe një peticion i cili do të përmbaj me qindra e mijëra nënshkrime të qytetarëve nga e gjitha Kosova me qëllimin e vetëm që qyteti i Mitrovicës të jetë i bashkuar.
”Nuk do të ketë organ që do të ndal iniciativën dhe vullnetin e mirë të qytetarëve për bashkim të qytetit dhe që kjo kërkesë të delegohet tek organet kompetente të thirrura për miratimin e ligjeve të Kosovës. Andaj nëse kjo kërkesë pengohet jo ligjërisht atëherë do të ju drejtohemi qytetarëve për realizimin e një peticioni i cili do të ketë me qindra e mijëra nënshkrime”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale
Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvi...