Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësisë, Xhemail Selmani, pretendon se janë kërcënuar për ndërprerjen e grevës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Edhe si duket dikush i ka qu këta polic të bëjnë shantazh në forma të buta, apo të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër. Por, sipas ligjit kjo grevë është paralajmëruar me kohë në stacionin policorë që mbulon territorin e QKUK-së,” shprehet Selmani për arbresh.info.
Mjekët dhe punëtorët teknik shëndetësor po mbajnë një grevë 24 orëshe.
Ata po kërkojnë rritjen e pagave dhe respektimin e plotë të kontratës kolektive.
Paralajmërohet se nëse deri më 20 dhjetor nuk merret ndonjë përgjigje institucionale për kërkesat e tyre atëherë këshilli i federatës do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm, e që mund të përfshijë ndërprerje të punës në të gjithë Kosovën.
Aktualisht po funksionon vetëm Qendra Emergjente.
Shumë qytetarë janë kthyer mbrapa shkaku i grevës./arbresh.info/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse