Vështirësi në rrugën alternative Hani i Elezit- Kaçanik

12:45 | 17 Dhjetor 2018
arbresh.info

Punimet për ndërtimin e urës së autostradës “Arbën Gjaferi”, kanë bërë që para një  jave, magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit të bllokohet tërësisht për kalim por si pasojë e kësaj në atë zonë janë krijuar kolona të gjata të veturave në pritje për të gjetur një zgjidhje.

Qytetarë të shumtë po përdorin rrugën alteranitve Hani i Elezit- Kashan (Lagjia Ramukë), pasi që ende qëndron e mbyllur rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit.

Por, gjithashtu në këtë rrugë po krijohen vështirësi të qarkullimit për shkak se ajo është mjaft e ngushtë për kalim të veturave.

Ministria e Infrastrukturës pati njoftuar se rruga do të jetë e mbyllur deri më 18 dhjetor.

Kjo mbyllje është bërë për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme