Kosova po e sheh vetën si properëndimore, por jo si pjesë e BE-së

11:03 | 17 Dhjetor 2018
arbresh.info

Agon Maliqi nga Sbunker në tryezën ‘Dekonstruktimi i perceptimeve publike: Politika e Jashtme e Kosovës dhe Dialogu me Serbinë’, ka thënë se Kosova ndodhet në udhëkryq të orientimeve.

“Kosova duket properëndimore, proevropiane por po ndryshon mënyra si po e mendojmë Evropën. Mirëpo jemi në fazat e një lloj skepticizmi jo në kuptim të vlerave, por një dëshire që e kemi pasur për anëtarësim në BE”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Sipas tij roli i SHBA brenda Kosovës shihet më shumë pozitiv sesa i Turqisë.

“Besimi i qytetarëve  në ShBA është tejet i madh dhe po e sheh ShBA si aleatin më të madh. Përkundër faktit që Turqia njihet si një partnerë ekonomik, dhe aleat i madh, zhvillimet e fundit kanë bërë që Turqia të mos shihet si ndërhyrës në Politik. Pra Kosova e sheh vetën si properëndimore por jo në BE. Janë dy çështje kryesore si dialogu që ia bëjë BE të pamundur thellimin e raporteve me Kosovën. Dialogu është përcaktues se si e shohim raportin e Kosovës në të ardhmen. Dhe e dyta është vet ati i BE, kriza e thellë në BE”, ka thënë ai./arbresh.info/

QKSS: Serbia kërcënim i madh për Kosovën përmes Listës Serbe

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme