Koreja Veriore ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se aplikimi i vazhdueshëm i sanksioneve mund të “bllokojë përgjithmonë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean”.
Në një deklaratë të publikuar më 16 dhjetor, Phenjani ka akuzuar zyrtarët amerikanë për vendosje të sanksioneve të bazuara në “motive të mëhershme” dhe ka pretenduar se Uashingtoni është i vendosur për të “kthyer sërish marrëdhëniet mes dy shteteve në nivelin e vitit të kaluar”.
Në deklaratë po ashtu është thënë se SHBA-ja duhet “ta kuptojë nga e kaluara se sanksionet dhe presioni nuk funksionojnë”.
Në një samit historik në mbajtur këtë vit në Singapor, presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong Un kanë nënshkruar një deklaratë për denuklearizim, ndonëse është arritur shumë pak përparim.
Uashingtoni është zotuar për të vazhduar aplikimin e sanksioneve kundër verikoreanëve “derisa të verifikohet denuklearizim i plotë”.
Phenjani megjithatë është duke kërkuar lirim nga sanksionet amerikane dhe ato të Kombeve të Bashkuara, si dhe ka përshkruar presionin amerikan për çarmatim bërthamor “të llojit të gangsterëve”.
Më 10 dhjetor, Departamenti amerikan i Thesarit, ka vendosur sanksione të reja ndaj tre zyrtarëve verikoreanë, duke përfshirë një këshilltar të ngushtë të Kimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...