Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se miratimi i rezolutës dhe mandatimi i ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, përveçse tejkalon ngërçin politik, fuqizon edhe pozitën e Kosovës në procesin e dialogut.
Ai ka thënë se tani dialogu do të jetë më transparent, i kontrollueshëm dhe finalja e tij do të vuloset nga Kuvendi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka theksuar se me inkuadrimin në dialog PSD-ja ka ndërmarrë hapin e guximshëm për të dalë nga hija e Vetëvendosjes.
“Aprovimi i rezolutës dhe inkuadrimi i PSD-së në grupin për dialog janë akte që pas disa vjetësh tejkalojnë ngërçin dhe bllokadat që e kanë shkaktuar përçarjen në dy blloqe dhe vendnumërimin e dëmshëm në vazhdimin e proceseve të shtet- ndërtimit të Kosovës dhe fuqizimin e pozitës dhe të qëndrimeve më konsistente të Kosovës në dialogun me Serbinë si dhe sigurimin e respektit nga BE-ja, ku çarjet tona kanë shkaktuar mosliberalizimin e regjimit të vizave. Edhe pse rezoluta si dhe krijimi i ekipit për dialog janë aprovuar vonë, thuajse në moment të fundit, shpresoj se është kapur hapi. Nëse janë të sakta parashikimet që marrëveshja obliguese mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet sa më shpejt, me gjasë brenda gjashtë muajve të ardhshëm”, ka thënë Maliqi.
Kurse sa i përket mospërfshirjes së LDK-së dhe Vetëvendosjes në proces, ai ka thënë se këto dy parti nuk i kanë vlerësuar drejt prioritetet.
“LDK-ja dhe LV-ja nuk pranuan të hyjnë në ekip, por i kanë ende vendet e rezervuara. Pra, mund të reflektojnë dhe të kyçen më vonë, ndonëse kjo nuk është shumë e besueshme. Argumentet e tyre kundër nuk janë për t’u injoruar krejtësisht, sepse kërkonin që paraprakisht të bëhet reforma zgjedhore dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Por, mendoj se LDK-ja dhe LV-ja nuk i kanë vlerësuar drejt prioritetet, çka është për momentin urgjente dhe çka mund të presë. Ata e shohin procesin të përmbysur, e kanë me nguti rilegjitimimin, me shpresën se pushteti do t’u takojë atyre, kurse dialogu mund të presë, bile edhe të riformatizohet. Sidoqoftë, tani ekipi negociator është më legjitim, nuk e ka vetëm shumicën e brishtë e nxënë varur me praninë/mospraninë e Listës Serbe, kurse tani, të paktën, për dialog kemi shumicën solide të përfaqësimit”, është shprehur Maliqi.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...