Ndërsa vitit 2018 i kanë mbetur edhe pak ditë, shpresat për një vit më të mirë janë tek të gjithë. Por për të apasionuarit e astrologjisë, pozicionimi i yjeve paraqet disa shenja më të favorizuara se të tjerat.
Dashi
Optimizmi dhe besimi, eliksiri i vërtetë i lumturisë!
Do ta nisni vitin me mbështetjen e Jupiterit në shenjën e Shigjetarit deri në dhjetor dhe të Uranit në shenjën e Dashit deri në fund të marsit. Një çift i bukur për të përballur me vendosmërinë e duhur shigjetat e Plutonit dhe Saturnit që do të provokojnë pakënaqësi për status quo-në, në punë apo ambientin personal.
Përvishni mëngët e impenjohuni fort sepse tani mund të zgjidhni nyjet më të vështira dhe të nisni ndryshimet e nevojshme për t’u kënaqur.
Në dhjetor, me arritjen e Jupiterit në shenjën e Bricjapit, vështirësitë mund të jenë më impenjative.
Demi
Kryqëzoni gishtat, tranziti i planeteve për ju do të jetë i shkëlqyer. Do të gëzoni disa tranzite spektakolare. Duke nisur nga Urani, i cili nga marsi do të hyjë në shenjën tuaj e do të nisë një transformim të vazhdueshëm, hera herës më të shpejtë e thuajse të papritur, çka mund t’ju çorientojë, hera herës më të medituar.
Në çdo rast, Saturni, Plutoni, Neptuni dhe, nga dhjetori, edhe Jupiteri, do t’ju japin mjetet e duhura për të qëndruar me këmbë në tokë për të kthyer situatën profesionale në avantazhin tuaj, për të përmirësuar objektivat ekonomikë apo për të arritur mirëqenien e brendshme dhe fizike.
2019-a do të jetë vit i rëndësishëm dhe, bashkë me 2020-ën, mund të përfaqësojë gurë kilometrikë të ekzistencës suaj. Urime!
Binjakët
Koka në rè, këmbët në tokë: mantra juaj për vitin 2019! Do të keni të bëni me Jupiterin kundër deri në dhjetor, dhe me Neptunin, në pozicion destabilizues dhe çorientues për gjithë vitin 2019. Për t’ju ndihmuar do të mendojë sekstili providencial i Uranit, që deri në mars do të jetë brenda shenjës së Dashit.
Një tranzit që do t’ju bëjë të furishëm e të zgjuar e që do t’ju ndihmojë të impononi në mënyrë korrekte programin tuaj vjetor. Qartësoni idetë në muajt e parë, sepse në vijim mund t’u mbërthejë pasiguria, me rrezikun e zgjedhjeve të menduara pak apo me hedhjen e hapit më të gjatë nga sa duhet.
Fatmirësisht, në dhjetor Jupiteri do t’ju lërë në paqe dhe mund ta mbyllni vitin me qetësi më të madhe.
Gaforrja
Lëreni pas brengën e së shkuarës, sytë nga e ardhmja
Në fillim të vitit do të bëni shumë pyetje. Megjithatë, jo gjithmonë do të merrnin përgjigjet e duhura nën vështrimin shpues të Saturnit e Plutonit. Deri në mars, edhe Urani do ta ketë me shenjën tuaj, por më pas planeti do të kalojë te Demi ku më në fund ju premton ide të qarta dhe zgjedhjet e duhura.
Do të filloni të gjeni përgjigjet, duke përballur pyetjet më të sikletshme një nga një. Deri në dhjetor, falë Uranit në shenjën e Demit dhe të Neptunit te Peshqit, do të arrini të përballni mirë Saturnin dhe Plutonin në Bricjap; por në dhjetor edhe Jupiteri do të kalojë në këtë shenjë duke njoftuar ndryshime impenjative, sidomos për profesionin.
Jini elastikë, të zgjuar e krijues. Do t’ia dilni edhe këtë herë.
Luani
Erosi do t’ju shkelë syrin!
Ta nisësh vitin me Jupiterin dhe Uranin në favor nuk ka çmim. Me këta dy xhola në dispozicionin tuaj do të jeni midis shenjave me fat në fillim të 2019. Deri në mars do të ecni me erën në favor, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana personale.
Por nga fillimi i marsit Urani do të ngatërrojë projektet tuaj me situata të papritura e të paparashikuara, të cilat, megjithatë, do të dini t’i përballoni mirë, falë Jupiterit që do të qëndrojë përkrah jush deri në dhjetor.
Risitë, përveçse befasuese, mund të rezultojnë avantazhuese në periudhat afatgjatë. Në çdo rast, se ai dilni të përmirësoni fitimet, jini të kujdesshpm dhe mendoni edhe për të ardhmen dhe ata që doni.
Virgjëresha
Mendim pozitiv dhe siguri më e madhe!
Çfarë tersi ta nisësh me Jupiterin dhe Neptunin kundër! Dakord, dyshja mund t’ju përballë me befasi ekonomike apo situata konfuze e destabilizuese, por mos harroni që përkrah jush do të rreshtohen Saturni e Plutoni, të cilët do t’ju ofrojnë këmbëngulje e racionalitet për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem.
Për më tepër, nga marsi do të keni edhe Uranin në shenjën e Demit që do t’ju ndihmojë për ndryshimet e nevojshme apo të merrni vizitën e papritur të fatit apo të rastit.
E nëse për paratë duhet të shtrëngoheni, kini durim. Në dhjetor, me arritjen e Jupiterit në Bricjap, ndryshimi do të jetë i menjëhershëm.
Peshorja
Mantra e vitit? Dashuri e respekt!
Edhe një vit tjetër revizioni, eliminimi, mbylljeje, siç sugjerojnë Plutoni e Saturni në shenjën e Bricjapit. Dhe me Uranin në shenjën e Dashit deri në mars mund të ndodhë që kjo detyrë të rezultojë e mundimshme.
Kurrë, megjithatë, e pamundur, falë mbështetjes bujare të Jupiterit në shenjën e Shigjetarit që do t’ju mbrojë deri në dhjetor. Ndaj, nëse viti do të nisë me ndonjë komplikim, pjesa qendrore e 2019-ës mund të jetë më e butë dhe t’ju rezervojë ndryshime të pëlqyeshme dhe risi pozitive.
Nëse duhet të përballni ulje drastike e raporte konfuzë, bëjeni në këtë fazë. Në dhjetor, me arritjen e Jupiterit në Bricjap, sidomos për çështjet familjare, gjërat mund të komplikohen.
Akrepi
Si artistët, pikturoni emocionet në telajon e zemrës!
Plutoni e Saturni në shenjën e Bricjapit plus Neptuni te Peshqit përfaqësojnë fortesën ku mund të përmirësoni marrëdhpniet tuaj. Yjet ju sugjerojnë të përfitoni deri në mars e të bëni ndryshimet e nevojshme për t’u ndjerë të kënaqur gjatë këtij harku kohor.
Sepse nga marsi, me Uranin në shenjën e Demit, risitë mund të vjnë, por pa trokitur më parë në derë. Ky tranzit që do t’ju shoqërojë për disa vjetkërkon elasticitet e kujdes. Më mirë të navigoni bazuar mbi atë që shihni se sa të bëni plane 5-vjeçare.
Për profesionin, gjërat mund të dalin më mirë, pavarësisht ndonjë ndryshime në bashkëpunim, sidomos nëse jeni profesionistë të lirë. Në çdo rast, arritja e Jupiterit në Bricjap në dhjetor do t’ju ofrojë një rritje të vogël cilësie që nga fundi i vitit do të jetë plotësisht e arritshme.
Shigjetari
Të nxehtë, bujarë e të disponueshëm: si mund të mos ju adhurojmë?
Jupiteri në shenjën e Shigjetarit deri në dhjetor 2019 do t’ju bëjë protagonistë! Nëse nuk jeni në majë të Top 10 pa rivalë, përgjegjësia do të jetë e Neptunit te Peshqit, i cili do të trazojë brenda jush ndjenja kontradiktore, të cilat do t’ju pengojnë të keni ide të qarta.
Ndaj duhet pak reflektim më tepër, por jini të sigurt që do të arrini të bëni të funksionojë çdo situatë sipas shpresave tuaja. Deri në mars pastaj shijoni inkurajimin e Uranit në shenjën e Dashit që mund t’ju ofrojë ndryshime të papritura por pa diskutim pozitive, profesionalisht dhe privatisht.
Dy muajt e parë të vitit mund t’ju dhurojnë mundësi të shkëlqyera ekonomike dhe pakëz fat të papritur.
Bricjapi
Lojtarë të zotë, bëni gjithmonë lëvizjen e duhur!
Sa keq me Uranin sërish te Dashi! Mbahuni fort, sepse ky tranzit do t’i ketë ditë të numëruara.
Në fillim të marsit planeti do të kalojë përfundimisht te Demi, ku do t’ju ndihmojë në çdo aspekt, duke përkrahur ndryshimet e nevojshme për arritjen e objektivave tuaj. Pa harruar që gjithsesi, dhe për gjithë vitin, do të gëzoni edhe mbështetjen e Plutonit dhe Saturnit në shenjën e Bricjapi, burim qëndrueshmërie e force, dhe të Neptunit te Peshqit, e shkëlqyer për krjimtari, frymëzim dhe empati.
Hidhni hapat pa u nxituar, avanconi të sigurt në vetvete dhe në zgjedhjet tuaja deri në dhjetor, me hyrjen e Jupiterit në shenjën e Bricjapit do të përgatiteni për të qenë ju protagonistë të suksesve për t’u pasur zili, në profesion, në aspektin ekonomik dhe atë personal.
Ujori
Alegro e dinamikë, por disa herë edhe shumë të trazuar!
Ëndërroni një hap të madh në cilësinë profesionale apo ekonomike? Përvishjuni punës deri në mars, me Uranin te Dashi dhe jini gati për të përfituar nga rastet që do t’ju servirë fati i mirë.
Gëzojeni edhe mbështetjen jo të vogël të Jupiterit në shenjën e Shigjetarit që do t’ju ndihmojë deri në dhjetor për të përfituar begati të brendshme e të jashtme. Një pasazh i rëndësishëm për të ndryshuar bashkëpunime, rrethe shoqërore, perspektiva e projekte.
Për sa u përket ndryshimeve, megjithatë, ecni ngadalë nga marsi e tutje, Urani do të kalojë te Demi, ku mund t’ju bëjë impulsivë, nervozë apo t’ju shtrëngojë të përballini situata të papritura për familjen apo banesën.
Do t’ia dilni si gjithmonë, por armatosuni me realizëm dhe kujdes.
Peshqit
Rasti i duhur do të jetë edhe për ju!
Jupiteri në shenjën e Shigjetarit do t‘ju bezdisë deri në dhjetor. Një tranzit që mund të sjellë vështirësi ekonomike, ndryshime të papritura në profesion apo familje, apo t’ju bëjë të pakënaqur e pak të sigurt në vetvete.
Shyqyr që do t’ju ndihmojnë me shpatën zhveshur Plutoni e Saturni në shenjën e Bricjapit, gati për të përmirësuar racionalitetin, konkretizimin dhe këmbënguljen, dhe nga marsi edhe Urani në shenjën e Demit do t’ju japë një dorë kur t’ju duhet.
Neptuni te Peshqit mund të trazojë në bazë të tranziteve që do të ndodhin, herë duke rritur frymëzimin e herë duke shkaktuar ndrojtje dhe duke rritur pasigurinë.
Kujdes! Nga dhjetori Jupiteri kalon te Shigjetari ku ju lejon të merrni veten në 360 gradë. /syri/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...