Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar për reduktimet e energjisë elektrike.
Deliu përmes një postimi ka shkruar se është absurditet ndërprerja e energjisë elektrike në këto temperatura të ulëta, shkruan Arbresh.info.
“Po duket se reduktimet e energjisë elektrike kanë me na përcjellë edhe ditëve në vazhdim. E njejta gjendje me mungesë të energjisë ishte sot në shumë komuna të vendit, ku në këto temperatura të ulta qytetarët e vendit po përballen edhe me këtë absurditet”, ka shkruar Deliu.
Ndryshe të dielën disa nga qytetet në Kosovë janë përballur me reduktime të ashpëra të energjisë elektrike.
Ndërsa KEDS reduktimet në komunën e Fushë Kosovës i ka arsyetuar me punime.
“Ndalja e rrymës ka ndodhë për shkak të punimeve të cilat kanë qenë të planifikuara nga ora 09:00 e deri në orën 16:00. Deri më tani janë lëshuar disa trafo, por për shkak të ngarkesës së madhe punonjësit nuk kanë arritur nt’i lëshojnë të gjitha, por janë duke punuar që sa më parë të lëshohet rryma për të gjithë. Aty është duke punuar KESCO”, kanë thënë nga KEDS’i./Arbresh.info/
Lexo edhe: KEDS-i tregon arsyen e ndaljes së rrymës në Fushë Kosovë
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...