Ekonomia shqiptare përfitoi gati 1 miliardë e gjysmë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit.
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe këtë vit i turizmit ka vijuar të zgjerohet me ritëm dyshifrorë duke qenë nga sektorët me dinamikë të ekonomisë.
Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave për periudhën janar shtator të këtij viti, të ardhurat nga turizmi u rritën me 12 për qind duke arritur saktësisht 1 miliardë e 470 milionë euro nga 1 miliardë e 300 milionë euro që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 683 milionë euro në Shqipëri për turizëm apo udhëtime të ndryshme ose 16 për qind më shumë se një vit më parë.
Por rritja e turizmit nuk është vetëm në kahun hyrës. Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për udhëtime jashtë shtetit. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të vitit, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë arritën në 1.1 miliardë euro.
Kjo bën që kontributi neto I sektorit të turizmit për ekonominë, pra diferenca mes të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve që shqiptarët bënë në vendet e tjera, të rezultojë rreth 370 milionë euro, çka sërish mbetet një nga burimet më të rëndësishme të valutës për ekonominë.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...