Google ADS

​Prodhimet e Kosovës për ushtri të shteteve të rajonit

14:24 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një ndërmarrje e Kosovës, përveç që po arrin të mbulojë tregun vendor në rreth 80 përqind, po eksporton produkte ushqimore në tregun evropian dhe në regjion, madje edhe në një shtet të rajonit për ushtri të saj.

Industria Ushqimore “Amo” nga Gllareva në Klinë ka një traditë në fushën e prodhimit të ushqimeve konditorike.Prodhimet kryesore janë produktet konditorike, rolada të ndryshme, biskota dhe petë për torte me gramatura dhe shije të ndryshme.Pronari i kompanisë “Amo”, Bujar Morina në një intervistë për KosovaPress thotë se taksat 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës ka ndikuar në prodhim dhe shitje, që sipas tij, një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm.

Shtrirja e tregut të kësaj industrie, sipas Morinës, është sukses që përmes kualiteteve dhe cilësisë së lartë, përveç tregut vendor produktet e “Amo” janë të dëshmuara dhe të kërkuara edhe në tregjet e huaja.

Për shkak të ndjeshmërisë, ai nuk ka treguar se ushtria e cilit shtet furnizohet me produkte të “Amo”. Duke folur për vështirësitë e të bërit biznes, Morina ka thënë se po ballafaqohen në vazhdimësi me plot barriera, por disa prej tyre sipas tij, janë eliminuar që prej janari të këtij viti.

Produktet e “Amo” përbëhen prej erëzave, dhe produkteve të ëmbla.

Ndërmarrja që ka të punësuar diku 340 punëtorë, është themeluar në vitin 2008 dhe ka një objekt mjaft komod me hapësira të pastra dhe higjienike, me një sipërfaqe rreth 7500 metra katror, ka teknologji dhe pajisje bashkëkohore. Stafi i ndërmarrjes është i kualifikuar dhe i trajnuar konform standardeve të njohura evropiane. “Amo” është e certifikuar me ISSO 22000 dhe atë HASAP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme