Bechtel-Enka mund të penalizohet me gjobë nga Qeveria e Kosovës në rast se nuk i kryen punimet deri në fillim të vitit të ardhshëm në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Ministria e Infrastrukturës e ka të qartë se do ta penalizojë kompaninë që është duke e ndërtuar autostradën për Shkup nëse punimet vonohen përtej kontratës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se nuk ka marrë ndonjë informatë nga kompania nëse po i vonojnë punimet, por nuk e përjashtoi mundësinë e penalizimit siç edhe përshkruhet në kontratë.
“Ne besojme qe ky projekt do te perfundoj sipas kohes qe eshte e theksuar ne kontrate dhe e njejta nga viti ardhshem, besojme se do te jete funksionale dhe e gatshme per zhvillim te komunikacionit. Te gjitha sanksionet reciproke jane te parapara ne kontraten ne baze te se ciles edhe po punohet. Ne do te veprojme konform situates qe do te na paraqitet nga ekspertet tone dhe nga organi mbikëqyrës”, ka thënë Lekaj për Gazetën Express.
Shtoi, se Ministria nuk ka informata nëse kompania është vonuar t’i kryej me kohë punimet por tha e se janë angazhuar për të përfunuar ky projekt.
“Autostrada “Arben Xhaferi” është projekt i madh dhe ashtu duhet të jetë edhe vlersimi për veprimet karshi çdo zhvillimi në të”, tha Lekaj.
Se a po vonohen punimet dhe kur pritet që autostrada të lëshohet në qarkullim Express ka pyetur edhe Bechtel-Enka-n, por të njejtit nuk janë përgjigjur.
Muaj më parë konsorciumi turko-amerikan “Bechtel & Enka”, e ngarkoi Qeverinë Haradinaj me një faturë prej 53.1 milionë euro, për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve ose thanë se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar.
Pas kësaj Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyej këtë borxh i cili nuk dihet ende nëse është paguar.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...