Ky është shefi i ri i stafit të Donald Trump.
Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se drejtori i buxhetit Mick Mulvaney do të jetë shefi i tij i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një Twitteri presidenti Trump tha se Mulvaney ‘ka bërë një punë të shquar’ në administratën e tij dhe do të marrë postin e ri vitin e ardhshëm.
Presidenti Trump e quajti zotin Mulvaney ‘shefin e personelit të ngarkuar në detyrë ‘, por nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë kjo për kohëzgjatjen e mandatit të tij.
Ai do të zëvendësojë gjeneralin John Kelly. Presidenti Trump vlerësoi punën e zotit Kelly dhe e quajti atë një ‘patriot të madh’ në Twitter.
Presidenti Trump njoftoi javën e kaluar se John Kelly, i cili shërbeu në post për më shumë se një vit, së shpejti do të largohej.
Zgjedhja e parë e presidentit ishte Nick Ayers, shefi i personelit të nënpresidentit, i cili nuk e pranoi postin pasi nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për sa kohë do të shërbente në atë pozicion.
Presidenti Trump njoftoi gjithashtu sot se sekretari për pasuritë natyrore, Ryan Zinke, do të largohet nga administrata e tij në fund të vitit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...