Eksportet edhe ashtu minimale të Kosovës në drejtim të Serbisë kanë shënuar rënie për afër 50 për qind që nga vendosja e taksës doganore 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia.
Brenda një muaji nga vendosja e taksës fillimisht 10 për qind dhe me pas 100 për qind, Kosova ka eksportuar në Serbi mallra në vlerë prej 2.7 milionë euro, ndërkohë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Kosova kishte eksportuar në Serbi produkte në vlerë prej mbi 4.5 milionë euro.
Produktet që Kosova eksporton në Serbi, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, janë kryesisht bujqësore.
Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor me arsyetimin për mbrojtje të produkteve vendore vendosi taksë 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, derisa më 21 nëntor vendosi që këtë taksë ta rris për 100 për qind.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve thonë të mos jenë raportuar raste nga bizneset se mund të jenë shkaktuar ndonjë problem gjatë importit të produkteve të Kosovës në Serbi, por që sipas tyre, edhe tentativat e bizneseve të Kosovës për të eksportuar në Serbi vazhdojnë të jenë minimale.
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se eksporti në Serbi është i ulët pikërisht për shkak të barrierave që ky shtet iu ka paraqitur bizneseve nga Kosova.
“Kryeministri Haradinaj ka takime të kohëpaskohshme me asociacionet e bizneseve, shoqatat prodhuese te bizneseve dhe diskutojmë problemet që eventualisht mund të dalin nga taksa 100 për qind, por që bizneset nuk kanë theksuar probleme gjatë eksportit të tyre në Serbi. Si duket autoritetet e Serbisë janë përcaktuar që të mos marrin masa, por, duhet theksuar se edhe ky eksport është i vogël është simbolik në krahasim me importet”, thotë Shatri.
Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kosovës në Serbi në vitin 2017 ishin 48,246 milionë euro, derisa importet ishin 449 milionë euro.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia në vazhdimësi vendos barriera bizneseve të cilat importojnë në Serbi, duke mos njohur dokumentet të cilat lëshoheshin nga autoritetet e Kosovës.
“Pas taksës 100 për qind nuk është raportuar për ndonjë problem që bizneset nga Kosova mund të kenë pasur gjatë eksportit të produkteve të tyre në Serbi, por që eksporti është i ulët dhe prodhuesit nga Kosova, duke i parë barrierat që vendos Serbia nuk e shohin si treg Serbinë“.
“Taksa doganore prej 100 përqind mund të ketë arritur në një formë të vetëdijesojë institucionet shtetërore të Serbisë që të mos vendosin barriera pasi që problemet kanë qenë të lajmëruar më pak nga bizneset tona, por edhe tentativat për eksporte në Serbi ka pasur shumë më pak pas taksës”, thotë Shahini.
Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me Serbinë janë përcjellë në vazhdimësi me probleme të shumta. Barrierat tregtare që shteti i Serbisë u kanë vënë produkteve nga Kosova kanë qenë të shumta.
Serbia nuk zbaton marrëveshjet ekonomike me Kosovën
Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, patën ndaluar produktet e Kosovës në tregjet e tyre, për shkak të ndërrimit të vulës së doganave nga ato të UNMIK-ut në Doganat e Kosovës.
Kjo gjendje kishte vazhduar deri në vitin 2011, kur Qeveria e Kosovës pati vendosur masa të plota reciproke për produktet e Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vinin nga Bosnja e Hercegovina.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...