Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën e sotme ka thënë se vendimi për krijimin e Ushtrisë, i ka bashkuar të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Ushtria u krijua në përputhshmëri të plotë me mandatin kushtetues ligjor ka qenë ditë e mrekullueshme me një votim pothuajse unanim në Kuvendin e Kosovës. Vendimi ka bashkuar gjithë njerëzit në Kosovë. Ndihem shumë mirë që ushtria e Kosovës është themeluar pas punës dhe angazhimit të madh që e kemi pas me partnerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, e gjithë pjesëmarrja komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës është e çmueshme.
“Është një ushtri multietnike rreth 5 për qind të komunitetit serb. Ushtria e Kosovës do të krijojë paqe dhe stabilitet. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë treguar mbështetjen e tyre”.
Tutje, presidenti ka theksuar se pavarësisht nga shqetësimet që do të shfaqen në Këshillin e Sigurimit, krijimi i Ushtrisë është një proces i pakthyeshëm, dhe vetëm se do të fuqizohet.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen