Google ADS

Vajza që humbi jetën në kufirin amerikan, ëndërronte që t’i dërgonte para familjes

11:27 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Vajza 7-vjeçare nga Guatemala, e cila vdiq pasi u ndalua nga policët kufitarë amerikanë, nuk ndahej asnjëherë nga babai i saj dhe mezi priste që të punonte dhe t’i dërgonte paratë në familjen e saj të varfër. Kështu kanë deklaruar për mediet të afërmit dhe familja e saj.

“Vajza ime thoshte se kur të rritej, do të punonte dhe do të m’i dërgonte mua dhe gjyshes. Pasi ajo nuk kishte qenë asnjëherë më parë në ndonjë vend të madh, ishte shumë e gëzuar që po shkonte në një vend të tillë”, tha nëna e vajzës së vdekur, Claudia Maquin. Ajo tha se burri i saj ka shkuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të varfërisë së madhe që ua rëndonte jetën.

Përderisa ajo fliste, pranë kasolles së saj shihej ca misër i mbjellur, disa pula dhe derra që endeshin nëpër oborr. Shpyllëzimi i sipërfaqeve në vendlindjen e tyre e ka bërë punën në bujqësi edhe më të vështirë për dyzet mijë banorët që jetojnë këtu. Kjo gjendje ka bërë që një pjesë e madhe e popullsisë ta marrë rrugën e migrimit. Pothuajse 80 për qind e popullsisë së vjetër vendase janë të varfër, ndërsa gjysma e tyre jetojnë në varfëri të skajshme, shkruan “Reuters”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme