Milan është duke kërkuar me ngulm mesfushorin e Chelsea, Cesc Fabregas.
Ata po tentojnë ta “rrëmbejnë” lojtarin për shumën e 8 milionë eurove, të cilat po mendojnë ti sigurojnë me anë të largimit të Hakan Calhanoglu.
Për “Sky Sport Italia” ka konfirmuar edhe drejtori sportive Leonardo se bisedimet për Fabregas po shkojnë përpara, transmeton lajmi.net.
Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, i cili po paraqitet me sistemin 4-4-2 është i frustruar me jokonsistencën e Calhanoglu, dhe ai mund të jetë “kurbani”, në mënyrë që skuadra të lirohet nga dënimet e Fair Play-it Financiarë.
Bëhet e ditur se Milan fillimisht ka ofruar vetëm katër milionë euro për shërbimet e spanjollit. Megjithatë, Chelsea nuk do ta lirojë lojtarin për aq pak para.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...