Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 04:10 të mëngjesit, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore ( E.M m/sh/k 27 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, del nga rruga dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ku e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK ku edhe më pas ka ndërruar jetë.
Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë