Themeluesi i Facebook Mark Zuckerber ka humbur pothuajse një cerek të pasurisë së tij pas një viti shumë të keq që ka pësuar rrjeti social.
Multi-miliarderi 34 vjecar ka humbur të paktën 15 miliardë dollar pas lajmeve të këqija që kanë qarkulluar gjatë gjithë vitit për Facebook, shkruan Money Magazine, transmeton arbresh.info.
Mark Zuckerberg këtë vit ëshë paraqitur edhe përpara komisionit të Senatit Amerikan për seancën dëgjimore në lidhje me skandalin e privatësisë që ka dëmtuar emrin e gjigantit të medias sociale të themeluar prej tij më shumë se një dekadë më parë.
Zuckerberg kishte marrë mbi vete përgjegjësinë që nuk mundi të parandalojë skandalin me firmën Cambridge Analytica, të lidhur me fushatën presidenciale të kandidatit Donald Trump, e cila mori nga Facebook-u të dhëna personale të 87 milion përdoruesve me synimin për të ndikuar tek zgjedhjet./Arbresh.info
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...