Google ADS

Juventusi fiton minimalisht në derbin lokal ndaj Torinos

23:01 | 15 Dhjetor 2018
A. B.

Juventusi ka fituar derbin e qytetit ndaj Torinos me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes thuajse ishte e barbartë nga të dyja skuadrat, me Torinon që pati diçka më shumë nga posedimi i topit.

Rasti i vetëm që vlen të ceket në këta 45 minuta është një goditje e Cristiano Ronaldos në minutën e 15-të e cila u pritë nga Salvatore Sirigu.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua ndeshje njëjtë, por me më shumë raste dhe aksion dhe gola.

Rasti i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të me anë të Armando Izzo, por goditja e mbrojtësit shkoi mbi portë.

Dy minuta më vonë ishte një rast i kontestuar, por kapja nga mbrapa e Alex Sandros ndaj Simone Zazas nuk u sanksionua penalltia nga gjyqtari.

Në minutën e 70-të erdhi goli i ndeshjes dhe ishte Ronaldo, i cili shënoi nga pika e bardhë për epërsinë 0-1 të Juventusit.

https://twitter.com/JuveGIFs/status/1074047904279609346?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1074047904279609346&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fjuventusi-fiton-minimalisht-derbin-lokal-ndaj-torinos%2F

Juventusi gjeti golin edhe në minutën e 73-të me anë të Mario Mandzukic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe pas shumë rasteve nga të dyja skuadrat në vazhdim, rrjeta nuk u tund dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Juventusi vazhdon pa humbje dhe si lider i kampionatit me 46 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret Romën, ndërsa Torino udhëton te Sassuolo./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme