Google ADS

Moti i keq paralizon portet në vend, probleme në Vlorë dhe Sarandë

20:59 | 15 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme në portet e vendit. Reshjet e shiut dhe era e forta kanë shkaktuar probleme në portin e Vlorës.

Ka pasur permbytje dhe ankorim me 45 minuta vonesë të tragetit, ndërkohë që kushtet e vështira atmosferike në portin e Sarandës kanërë që të pezullohet linja me Korfuzin.

Të dhënat e fundit për situatën në porte

Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.

Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme. Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.

Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.

Në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme