Kuvendi i Kosovës dje i ka dhënë dritën e gjelbër formimi të ushtrisë së Kosovë. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga tash e tutje do të jetë Ministri e Mbrojtjes dhe pjesëtarët së FSK-së do të jenë ushtarët e vendit.
Por cili është buxheti që kjo Ministri do të ketë për vitin e ardhshëm 2019 dhe sa u rrit ajo në krahasim me vitin që shkoi?
Për vitin që vjen, me draft-buxhetin e Qeverisë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) pritet të ketë një buxhet pre 58.6 milionë euro.
Sipas kategorive të shpenzimeve të këtij buxheti, rreth 40 për qind e këtij buxheti të paraparë, pritet të shkojë për paga dhe mëditje, kategoria e cila radhitet më pas për nga shpenzimi i këtyre mjeteve janë shpenzimet kapitale të cilat marrin pjesë me një për qind prej 37.8 për qind, pastaj shpenzimet për mallra dhe shërbime me 20.6 për qind dhe shpenzimet komunale me pjesëmarrje prej 1.6 për qind.
Në raport me buxhetin e vitit 2018-të, buxheti i përgjithshëm i MFSK-së ka shënuar një rritje prej 9.4 për qind.
Rritje të këtij buxheti kemi te pagat dhe mëditje në niveli prej 5.7 për qind apo shprehura në vlerë kjo kategori në llogari të saj do t’i ketë mbi 1.2 milionë euro më shumë.
Vlen të përmendet se numri i të punësuarve në këtë dikaster të sigurisë këtë viti ishte 3 mijë 324 punojnë përderisa më këtë projekt buxheti pritet të rritet numri në 156 persona më shumë.
Rritje të buxhetit për shpenzime kapitale. Mbi 3.4 milionë euro më tepër buxhet do të ketë kjo kategori.
Për dallim të gjitha kategori e shpenzimeve për të cilat është paraparë të ketë rrije të buxhetit, rënie do të ketë vetëm për shpenzimet komunale.
Se buxheti i kësaj Ministrie pritet të rritet këtë e thonë vlerësimet e këtij projektbuxheti për vitet 2020 dhe 2021.
Vlerësime thonë se buxheti pritet të shkoj mbi 66.6 milionë euro. Me një rritje çdo vit prej 5 e 9 për qind për vit. Për tri vitet e ardhshme kemi një rritje mbi 12.9 milionë euro se sa kemi sot.
Investimet kapitale
Gjatë vitit 2019-të pritet të vazhdohen projekte e bartura nga 2018-ta, ku vlen të përmenden si blerje të municionit, automjete taktike, armatim të lehtë, kamionë për mirëmbajtjen e armëve dhe kamionë për mirëmbajtjen automjeteve, autoblinda si dhe investime në fushat tjera.
Në anën tjetër do të ketë edhe investime të reja. Vlera e projekteve të reja për vitin që vjen, pritet të jetë 1.9 milionë euro kryesisht e fokusuar në ndërtim si : ndërtimin e objekteve të ndryshme, ndërtim të poligonit, pistës së rreshtimit në Kazermë dhe laboratorë të tjera. Sipas këtij draft-buxheti se do të vazhdohet me ndërtim infrastrukturës edhe në vitet 2020 dhe 2021.
Vlerësimet për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria parasheh të shpenzoj deri në 16 mijë euro për tu pajisur me armatim “M93 Hornet”.
Çfarë armatimi bëhet fjalë?
Të gjitha kërkimet në internet në lidhje më këtë lloj të armatimit tregojnë se bëhet fjalë për minë anti-tanke. Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikanë, të cilat ka një peshë të përgjithshme prej 15.9 kilogramë, me telekomandë deri në 2 kilometra. Në mes tjera ato vërejnë zhurmën rreth 600 metra./kallxo.com/.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...