Moti me shi nuk i ka penguar studentët që të vijojnë më protestën e tyre. Të vendosur para kryeministrisë, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.
Mësohet se studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me Kulen, por ky i fundit nuk ka shkuar.
Ai kishte propozuar që studentët të ngrinin një përfaqësi prej 20 vetash dhe do t’i priste ata në takim pasditen e sotme për t’i dëgjuar lidhur me kërkesat.
Por studentët kanë refuzuar dhe mësohet se në takim, në ambientet e Fakultetit Ekonomik kanë qenë një numër i konsiderueshëm.
Nisur nga prezenca masive e studentëve, dekani Dhori Kule nuk ka shkuar në takim. Ky veprim i tij ka sjellë reagimin e studentëve të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...