Google ADS

Modric e sjellë Topin e Artë në Bernabeu

19:50 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Futbolli i takoi mesfushorit Luka Modric në vitin 2018 për shkak se kroati e festoi këtë vit të mrekullueshëm duke rrëmbyer Topin e Artë.

Superylli fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe i ndihmoi vendin të tij të arrijë në finale të Kampionatit Botëror në Rusi para se të fitojë Topin e Artë më 3 dhjetor, transmeton portali arbresh.info.

Të gjithë në stadiumin Santiago Bernabeu para ndeshjes të ‘Los Blancos’ kundër Rayo Vallecanos mbrëmjen e sotme (e shtunë) po thërrisnin emrin e tij kur mesfushori shfaqi trofeun e fituar para tifozëve.

Derisa në veshët e tij po dëgjonte thirrjet “Lukita, Topi i Artë”, mesfushori buzëqeshte dhe ishte i lumtur për të pozuar me trofeun dhe bashkëlojtarët e tij në fushë.

Në moshën 33-vjeçare, e gjithë bota e futbollit është duke shijuar lojën e Modricit më shumë se kurrë./arbresh.info/

Të ngjashme