Veseli: Si dje edhe sot ditë historike, Kosova tash është e gatshme të merr përgjegjësi

19:35 | 15 Dhjetor 2018
A. B.

Në një konferencë për media Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se është i lumtur që shteti i Kosovës po i merr vendimet e veta.

” Pas një vendimi historik të ditës së djeshme edhe  sot poashtu morëm vendim të rëndësishëm për Kosovën. Ky vendim ruan partneritetin më ndërkombëtarët. Votimi i sotëm i thotë po procesit të dialogut, po integrimeve ne shkojmë në dialog që Serbia të njeh shtetin e Kosovës, jam shumë i lumtur për këtë vendim që ëhstë marrë në mënyrë legjitime. Sot kemi pasur hapin e parë kualitaiv më një shumicë shqiptare i themi po dialogut që do të ndalë Serbinë. Ne jemi për dialog fqinjësi të mirë dhe integritet dhe jemi për territor të pa coptuar. Ky është një lajm i mirë për Kosovën se ne jemi për të marr vendime dhe e mbrojmë kushtetutën e territorit tonë. Qytetarët duhet të kenë besim në shtetin e tyre të pavarur dhe sovran. Për këtë jemi garant për institucionet e Kosovës”.

Tutje Vesli ka thenë se Kosova është e gatshme që nga sonte të futet në procesin e njohjes si shtet nga Serbia, raporton  portali arbresh.info.

“Duam partneritet me ndërkombëtarët dhe duam fqinjësi të mirë, Kosova është e zonja të merr çdo përgjegjësi në këtë drejtim”.

Ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha t’i themi stop konflikteve të brendshme.

” Nga sot Kosova është e gatshme ti del përballë Serbisë, ka përfaqësues dhe do të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Ne shkojmë më idenë në dialog që Serbia të na njoh si shtet dhe ne të marrim ulëse në OKB”-ka shtuar Veseli.

Ndërsa ka ngritur shqetësim dhe ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të cenoi  Serbët e Kosovës.” Ne nuk do ta lejojmë që asnjë qytetarë i Kosovës të kërcënohet. Ne jemi për dialog dhe fqinjësi të mirë por është Serbia ajo që nuk duhet të ngritë dyshime dhe shqetësime se Ushtria e Kosovës është kërcënim për Serbët e Veriut”.

Kujtojmë  se më 59 vota për dhe 2 apstenime Kuvendi i Kosovës i tha po sonte rezolutes dhe ekipit negociator në bisedime me Serbinë./arbresh.info./

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/211098623126597/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme