Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres “e ka marrë me shqetësim” miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të tre draft-ligjeve që kanë për qëllim fuqizimin e rolit dhe kapacitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka thënë një zëdhënës i OKB-së, duke rikujtuar Rezolutën e OKB-së për Kosovën, 1244.
“Sekretari i Përgjithshëm ka theksuar se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 ofron kornizën e vetme ligjore për prezencë ndërkombëtare të sigurisë, Forcën e Kosovës (KFOR), që i është dhënë përgjegjësia për të siguruar një ambient të sigurt në Kosovë”, ka thënë Farhan Haq, zëvendës-zëdhënës i OKB-së, raporton agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.
Shefi i OKB-së, sipas tij, u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga veprimet që do të mund të ngrinin tensione dhe të shkaktonin kthim të mëtejmë prapa në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Dje Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pakos ligjore me të cilat ndryshohet roli i FSK-së nga Forcë e Sigurisë në Forcë Ushtarake, por pa ndryshim emri.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...