Deputetët e koalicionit qeverisës bashkë me deputetët e PSD’së kanë votuar rezolutën e propozuar nga partia e Shpend Ahmetit.
Me 59 vota për, 2 abstenime Kuvendi e miratoi rezolutën për ekipin negociator me Serbinë, të propozuar nga PSD’ja, raporton portali arbresh.info.
Sipas kësaj rezolutë, Ahmeti bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile.
Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në që e kanë bojkotuar këtë seancë , ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë këta në pritje./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2000226790058793/
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...