Google ADS

A është penduar Cristiano Ronaldo për largim nga Real Madridi? Përgjigjet Mendes

16:02 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Jorge Mendes ka pretenduar se Cristiano Ronaldo është i lumtur në Juventus mes thashethemeve se 33-vjeçari është penduar për largim nga Real Madridi.

Cristiano Ronaldo është aktualisht në sezonin e tij të parë në Juventus, ku ka shënuar 10 gola në Serie A qysh pas largimit nga Real Madridi për 110 milionë euro në muajin korrik, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, së fundmi raportet nga Spanja kanë pretenduar se disa lojtarë të ‘Los Blancos’ besojnë se ai është i penduar që është larguar nga klubi në Bernabeu.

Thuhet se zyrtarët e lartë në Real Madrid kanë interpretuar sulmet e Ronaldos ndaj ish klubit të tij si një arsye rreth ndjenjave të dyshimta të lojtarit nëse ka marrë vendimin e duhur për t’iu bashkuar Juventusit.

Megjithatë, agjenti i 33-vjeçarit, Mendes, ka insistuar se klienti i tij është i lumtur me jetën në Torino, transmeton portali arbresh.info.

“Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur në Juventus”, ka thënë Mendes.

“Ai ishte gjithashtu i lumtur në Man Utd dhe Real Madrid. Ai ishte pjesë e historisë së tyre – ai është një shembull për të gjithë fëmijët dhe lojtarët më të mirë në histori”

Ronaldo së fundmi ka folur për kohën e tij në Juventus duke e vlerësuar se aty janë më “shumë si familje” sesa ishin në Real Madrid./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme