Google ADS

Man City i kthehet fitoreve, e mposhtë Evertonin

15:22 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Kampioni në fuqi i Premierë Ligë i është kthyer menjëherë fitoreve pasditen e sotme (e shtunë).

Pas disfatës në xhiron e fundit kundër Chelseas, Manchester City i është kthyer fitoreve duke e mposhtur me rezultat 3 me 1 Evertonin në Etihad në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus realizoi dy gola (22′)(50′) dhe asistues i tyre ishte anësori gjerman Leroy Sane.

Mysafirët arritën të ngushtojnë disavantazhin duke shënuar përmes Dominic Calvert Lewin në minutën e 65′, por “Qytetarët” arritën të ruajnë epërsinë prej dy golave duke shënuar përmes Raheem Sterling në minutën e 69′.

Sterling shënoi gol të bukur me kokë nga afërsia vetëm tre minuta pas inkuadrimit në fushë. Fernandinho ishte asistues.

Manchester City qëndron tani në krye të tabelës me 44 pikë, dy më shumë se Liverpooli me një ndeshje më pak, ndërsa Evertoni qëndron në pozitën e shtatë me 24 pikë – dhjetë më pak se top katërshja./arbresh.info/

Shikoni më poshtë të gjitha golat:

Të ngjashme