Kryeministri Edi Rama vazhdon të përsërisë thirrjen për dialog me studentët. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fotografi nga protesta që zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë. Sipas kreut të qeverisë, protesta e studentëve po mbahet peng nga disa persona, që sipas tij, bëjnë thirrje kundër dialogut të Kryeministrit me studentët.
“Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë!
Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë.
Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do zhbllokohet. Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin”, thotë Kryeministri Edi Rama.
https://www.instagram.com/p/BrZ54ADgPVd/?utm_source=ig_embed
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...