Vedat Muriqi e shpëton nga disfata skuadrën e tij

14:22 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Vedat Muriqi ka shpëtuar skuadrën e Rizesporit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë).

Ylli i Përfaqësues së Kosovës ka gjetur rrjetën në takimin si nikoqir në stadiumin Çajyr Didi mes Rizesporit dhe Alanyasporit duke shënuar golin e barazimit, shkruan portali arbresh.info.

Alanyaspori ishte duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 me golin e shënuar nga Junior Fernandes në minutën e 42′ të pjesës së parë, por shifrat i barazoi sulmuesi kosovar vetëm dhjetë minuta pas fillimit të fraksionit tjetër.

Muriqi shënoi gol të bukur me kokë pas një super asistimi nga Davide Petrucci.

Kështu, lojtari nga Prizreni i siguroi një pikë skuadrës së tij që gjendet në fund të tabelës në Superligën turke.

24-vjeçari ka gjetur portën pesë herë këtë sezon për skuadrën turke dhe ka asistuar gjithashtu në tri raste./arbresh.info/

(Shikoni duke klikuar këtu golin nga Muriqi)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme