Luka Modric ka thumbuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për mos pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë për ndarjen Topit të Artë dhe çmimeve të tjera.
Modric mori këtë çmim duke u bërë lojtari i parë që nga viti 2007 që e fiton Topin e Artë pas Messit dhe Cristiano Ronaldo që e kanë ndarë atë për dhjetë viteve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, as Messi as Ronaldo nuk ishin të pranishëm për të shikuar atë duke thyer këtë rekord dhe derisa ishte duke folur në një intervistë për ‘Sportske Novosti’, kroati pretendoi se ata e vlerësojnë çmimin vetëm kur ata e fitojnë këtë.
“Unë nuk mund të them pse dikush nuk mori pjesë, kjo është zgjedhja e tyre, është logjike apo jo?”, ka thënë Modric.
“Siç duket këto zgjedhje dhe trofetë kanë vlerë vetëm kur ata i marrin ato”
“Nuk është e drejtë ndaj kolegëve të tyre të luajnë ose ndaj votuese që i kanë nominuar ata për dhjetë vitet e kaluar dhe as për futbollin ose tifozët”
“Por, e përsërisë, të gjithë sillen në mënyrën se si ata mendojnë se kanë nevojë”
33-vjeçari fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin këtë vit ndërkohë që arriti gjithashtu edhe në finale të Kampionatit Botëror me Kroacinë gjatë verës ku u zgjodh lojtari i turneut./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima