Distria Krasniqi e vendos flamurin e Kosovës mbi të Rusisë në Kinë

11:10 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sporti i xhudos vazhdon ta valëvitë lartë flamurin e Kosovës gjithandej nëpër botë.

Sportisët e Kosovës në këtë sport, po paraqiten në nivel kampionësh në të gjitha garat e xhudos në botë.

Paraqitje të atillë ka pasur edhe Distria Krasniqi sot në Kinë, që ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, ku në finale mposhti Ami Kondon, xhudiste kjo medaliste nga Lojërat e fundit Olimpike të Rio 2016.

Krasniqit i mjaftuan vetëm 16 sekonda për ta fituar me Ippon luftën finale, shkruan lajmi.net.

Ky sukses bëhet edhe më madhështorë, kur dihet se flamuri dhe himni i Kosovës u respektua në Kinë, një vend që se njeh Kosovën, ndërsa suksesi i Diastrias, bëri që flamuri ynë të valojë mbi atë të Rusisë.

Fitore e dyfishtë kjo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme