Google ADS

Pas protestës kombëtare nga studentet, dorëzohet qeveria kolumbiane

09:49 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kolumbia do të shpenzojë një shtesë prej 4.5 trilionë Pesos ose 1.42 miliardë dollarësh, në arsimin e lartë publik. Kjo do të ndodhë gjatë mandatit katërvjeçar të presidentit Ivan Duque. Vendim ky që erdhi si pasojë e një greve të studentëve, që protestojnë për mungesën e kushteve, prej rreth 10 javësh.

Protestuesit, studentë nga 32 universitete publike janë ndeshur vazhdimisht me policinë gjatë marshimeve mbarëkombëtare. Ata kanë rënduar e bllokuar trafikun dhe transportin publik në qytete anembanë vendit.

Duque mori detyrën në gusht. Ai u zotua për të përmirësuar arsimin e lartë. Por qeveria ka thënë se ajo përballet me një mungesë të programeve sociale dhe financimit në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Kjo marrëveshje nuk kërkon vetëm forcimin e sistemit arsimor publik. Por forcimin e burimeve, pasi universitetet publike do të kenë më shumë se 4.5 trilionë Pesos gjatë këtyre katër viteve”, tha Duque.

Grupet e studentëve nuk kanë hequr dorë nga greva. Duke thënë së pari se do të diskutojnë marrëveshjen me anëtarët e tyre. Zyrtarët e universiteteve publike llogarisin se sistemi ka një deficit të akumuluar prej 5.7 miliardë dollarësh midis shpenzimeve operative dhe investimeve.
Shpenzimet e arsimit zënë 16 për qind. Ose rreth 13 miliard dollarë, nga buxheti i përgjithshëm kombëtar për 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme