Google ADS

Foto nga kapja e Sadam Husein

09:37 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh.info

“Zonja e zotërinj, e kapëm”, këto ishin fjalët që shënuan fundin e një prej kërkimeve më të ethshme, atë për diktatorin irakian, Sadam Husein.

Hysein kishte nëntë muaj që fshihej nga forcat amerikane, të cilat po e kërkonin në vendin e tij.

Ai ishte fshehur në një gropë të nëndheshme, dhe ushtarët thonë se kur po i afroheshin, u kishte bërtitur: “Mos qëlloni!”

Njëri prej tyre, sipas ushtarëve, iu përgjigj: “Ke të fala nga presidenti Bush.”

Sadami përdorte një tub për të marrë ajër.

Ushtarët amerikanë kishin marrë informacion që ishte diku pranë vendlindjes, në Tikrit.

Një ushtar gjeti papritur një mbulesë që ishte vënë sipër gropës

Hyrja ishte mbyllur me një bllok polisteroli.

Ushtarët thonë se kur po i afroheshin, ai kishte bërtitur: “Mos qëlloni!”
Njëri prej tyre, sipas ushtarëve, i tha: “Ke të fala nga presidenti Bush.”
Kjo foto është pak pas kapjes, në vitin 2003
Ai vazhdoi të kërkojë pafajësi gjatë gjyqit, dhe akuzonte gjykatësin duke i drejtuar gishtin.
U ekzekutua në vitin 2006, me varje
Ushtarët amerikanë duke rrëzuar bustin e diktatorit irakian

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme