Vlora Çitaku ka dy fjalë për formimin e ushtrisë

22:04 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se formimi i ushtrisë ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe me plotë sfida.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se puna më e madhe fillon tek tash.

Postimi i plotë i Çitakut:

Ditë e mrekullueshme sot! Ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe plotë sfida. Punë e madhe është bërë tash e disa vite. Por, puna më e madhe fillon tek tashti.

Dua publikisht të falenderoj kolonel Ilir Qeriqin, atasheun ushtarak të Kosovës në SHBA. Oficerët si Ilir jane heronjtë e të heshtur të këtij procesi. Me punë, profesionalizëm dhe përkushtim kanë bindur aleatët se #Kosova dhe #FSK janë partner serioz. Detyra, nderi dhe atdheu është parimi që ka udhëhequr Ilirin dhe oficerët e FSK-së.
Na priftë e mbara!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme