Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja ka qenë e gatshme për shndërrim që nga viti 2014.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës, por bëhen sipas nevojave dhe kërkesave të kohës.
“Patjetër se do të ketë armatim shtesë, por varësisht prej zhvillimeve ne do të pajisemi edhe me pajisje specialistike”.
Gjenerali ka thënë se ky është vetëm fillimi i një transformimi, por obligimet dhe angazhimet do të jenë shumë më të mëdha se tani.
“Ekziston edhe ajo fjala e urtë popullore që thotë se “Me bo është lehtë, por me mbajt më vështirë””.
Rama ka thënë se është shumë e rëndësishme që FSK-ja për disa vite është institucioni më i besueshëm në Kosovë.
Ai ka thënë se kapacitetet aktuale do të mbeten në FSK, por do të vijnë edhe kuadro të reja.
“Na duhen 8 deri 10 vite t’i pastrojmë të gjitha fushat e minuara. Kapacitetet deminuese do të mbeten pjesë e FSK-së”, tha Rama, përcjell Telegrafi.
Gjenerali ka thënë se FSK-ja sipas të dhënave të tjerëve, ne jemi shembull edhe për ushtritë e vendeve të rajonit.
“Në 95 % në kemi dalë të parët. Qoftë në trajnime, shkollime apo aktivitete tjera. Të them të drejtën ne kemi mësuar nga gabimet e tjerëve. Dhe ne kemi ndërtuar gjithçka nga zeroja”.
Komandanti i FSK-së ka thënë se gjithçka që është ndërtuar në FSK, është bërë në bazë të parimeve të NATO-s.
“Ne jemi produkt i NATO-s sepse gjithçka që kemi ndërtuar e kemi bërë në bazë të standardeve të NATO-s. Jemi rritur dhe zhvilluar në bazë të doktrinave të një ushtrie moderne”, tha ndër të tjera Rrahman Rama.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...