Frank Lampard ka shprehur shqetësimin e tij pas ngjarjeve të shëmtuara në “Stamford Bridge” në “rastin Sterling”.
Ylli i Manchester City, Raheem Sterling ishte viktimë e fyerjeve raciste në ndeshjen kundër Chelsea, situatë kjo që ngjalli reagime të shumta.
Së fundmi për këtë çështje shqetësimin e tij e ka shprehur edhe legjenda e Chelsea, Frank Lampard.
“Epo, Sterling është në pozitë më të mirë se unë për të komentuar këtë çështje. Por, sigurisht se racizmi duhet të largohet nga futbolli – sikurse nga shoqëria modern” ka thënë ish mesfushori i Chelsea.
“Kjo është luftë e brendshme që vazhdon gjithmonë. Mendoj se gjërat kanë avancuar që nga koha kur babai im ka luajtur futboll. Megjithatë, mendoj se është çështje që duhet shqyrtuar” ka thënë tutje ai.
Kujtojmë se reagim për rastin e Sterling ka pasur edhe nga skuadra e Chelsea, e cila ka suspenduar katër tifozë
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen