Luciano Spalletti dëshiron të shohë “një reagim të menjëhershëm” nga Interi, por këmbëngul se nuk janë në krizë siç ishin dimrin e kaluar.
Nerazzurrët humbën kundër Juventusit të premten e kaluar dhe më pas u eliminuan nga Liga e Kampionëve gjersa kanë fituar vetëm një nga ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.
“Është thelbësore që ne të shohim një reagim të menjëhershëm”, tha Spalletti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Udinesen.
“Duhet të them që mendoj se këta djem e meritojnë mbështetjen e tifozëve. Ata treguan pakënaqësinë e tyre për atë që ndodhi.
“Mendoj se është ndryshe. Ju e shikoni vetëm rezultatin, unë duhet të shikoj arsyet që kanë përcaktuar rezultatin dhe mua më duket shumë ndryshe”.
“Ju duhet të shikoni se ku kemi filluar. Tani jemi 14 pikë prapa Juventusit, kemi lënë pas 29 pikë vendin e shtatë. Unë shikoj sesi luan skuadra, çfarë bëjnë ata gjatë ndeshjeve”, tha italiani.
Ndryshe, Inter aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane.
Sarrazin: Kosova rrezikon izolimin për shkak të ndalimit të ...
Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon...
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...