Interi rikthehet në garën për Luka Modric?

19:35 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Luka Modric besohet të jetë pjesë kryesore e planeve të drejtorit ekzekutiv të Interit, Giuseppe Marottas, për klubin gjatë viteve të ardhshme.

Moratta iu bashkua Interit pas largimit nga Juventusi dhe duket se ka planeve të mëdha për skuadrën italiane pavarësisht faktit se ata janë eliminuar nga Liga e Kampionëve në fillim të javës, transmeton portali arbresh.info.

Derisa Toni Kroos është përmendur gjithashtu si një destinacion i mundshëm për Interit, lidhjet e tyre me Lukan janë rikthyer sërish, të paktën kështu pretendon ‘Corriere dello Sport’.

Reprezentuesi i Kroacisë ka qenë i mrekullueshëm për shumë vite, por ishin performancat e tij në Kampionatin Botëror që treguan se me të vërtetë është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Real Madridi fillimisht hezitoi për të mos e shitur atë gjatë verës, por tani duket se ata janë më të hapur ndaj kësaj ideje tani, gjë që do të thotë se gjëra të mira janë duke ardhur për Interin.

Po, ai është duke kaluar në faza të fundit të karrierës së tij, por Modric është ende një lloj mesfushori me ndikim që ju do të dëshironit ta keni në ksuadër pavarësisht moshës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme