Google ADS

Forcat turke neutralizuan 8 anëtarë të PKK-së në veri të Irakut

18:29 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Avionët luftarakë turq sot neutralizuan tetë terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftuan Forcat e Armatosura të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Forcat e Armatosura të Turqisë në Twitter bëri të ditur se janë kryer operacione në provincat Haftanin, Zap dhe Hakurk. Shtohet se gjatë sulmeve ajrore janë shkatërruar strehimore dhe shpella që ka përdorur organizata terroriste PKK.

PKK është një organizatë separatist e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme