Google ADS

U shpall në kërkim në Itali, kapet shqiptari

17:37 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Autoritetet italiane kishin shpallur në kërkim një shqiptar dhe një serb, të dy të arrestuar ditën e djeshme për veprat e kryera.

Mediat lokale italiane raportojnë se shtetasi shqiptar, Afrim Gripshi do të vuajë dënimin 8 muaj e 10 ditë për shkak të akuzës “krime kundër personit”.

Shtetasi serb, Zoran Gavriloviq, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti gjithashtu, është dënuar me 1 vit burg dhe 500 euro gjobë.

Dy të arrestuarit ishin nën hetim në Vicenza të Italisë. Në bazë të dispozitave ligjore të shtetit italian, të dy të arrestuarit do të vuajnë tashmë dënimet përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme