Google ADS

Ushtria i bën sërish bashkë tre liderët

17:13 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Parlamenti i Kosovës sot me shumicë absolute ka votuar për formimin e ushtrisë.

Ndërsa tani edhe zyrtarisht po mbahet ceremonia e mandatimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton arbresh.info.

Kjo gjë ka bërë bashkë tre liderët politikë.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë parakaluar në tapetin e kuq së bashku.

Kjo është hera e parë që tre udhëheqësit janë bërë bashkë që nga acarimi i raporteve Haradinaj-Thaçi për shkak të idesë së korrigjimit të kufijve nga ana e këtij të fundit.

Kujtojmë se që të tre dikur ishin ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme