Metoda #1 për të arritur suksese të larta akademike si student!
Hulumtimet në procesin e edukimit të lartë shpesh fokusohen në faktorët që e parashikojnë suksesin akademik te studentët. Kjo është një çështje mjaft e rëndësishme, pjesërisht, ngase thjesht marrja e një diplome kolegji, krahasuar me ata që nuk kanë, parashikon një rritje të të ardhurave gjatë jetës, në një mesatare prej qindrave, mijërave.
Cili është parashikuesi i plotfuqishëm në suksesin akademik?
Hulumtimi i bërë, ka eksploruar notën mesatare të shkollës së mesme dhe pikët në testet e standardizuar (SAT dhe ACT). Në fakt, këto variabla janë më të përdorura nga zyrtarët e komisionit të pranimit në të gjitha kolegjet amerikane. Bazuar në një studim meta-analitik mbi këtë çështje, del që as nota mesatare e as pikët e fituara nga testet e standardizuara, të mos jenë faktori numër një në parashikimin e suksesit akademik. Sipas këtij studimi meta-analitik nga Creed, Roch dhe Kieszczynka (2010), që në studimin e tyre kanë pasur rreth 1,000 subjekte pjesëmarrëse nga studime të ndryshme, kanë gjetur se metoda #1 për të pasur sukses akademik është:
Pjesëmarrja.
Me fjalë të tjera, “…pjesëmarrja ka një lidhje të fuqishme si me notat e lëndëve, poashtu edhe me notën mesatare. Këto lidhje, e bëjnë pjesëmarrjen në ligjërata një parashikues më të mirë të notave në kolegj sesa ndonjë tjetër parashikues i performancës akademike, përfshirë pikët në testet e standardizuar (SAT), nota mesatare e shkollës së mesme, zakonet e studimit, apo edhe aftësitë e studimit.”
Çfarë sjell pjesëmarrja?
Sipas Glenn Geher (2018), autori i këtij shkrimi në Psychology Today, pjesëmarrja perfekte është shumë e rrallë ndër studentë. Sipas tij, pjesëmarrja perfekte, kryerja e punëve të caktuara me kohë, pa kërkuar afate shtesë apo shtyrje të afatit të provimit, etj., nuk i lë hapësirë notës mesatare. Një student i cili e ka pjesëmarrjen 100%, edhe kur pjesëmarrja nuk është obligative, dëshmon që ai ose ajo e ka potencialin që të kryej punën. Pra, si mund ta sigurosh suksesin akademik? Ji aty ku duhet të jesh dhe bëje punën që duhet të bësh! Nuk është më e komplikuar se kaq.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen