Drejtësia rumane refuzoi sot ekstradimin e një gazetari turk, i cili është i akuzuar nga Ankaraja për lidhje me predikuesin Fetullah Gylen, i konsideruar përgjegjë i tentativës së një grushti shteti në 2016.
Gjykata e Apelit e Bukureshtit mendon se ”kushtet për një ekstraditim nuk janë plotësuar, pasi prokurori në detyrë për këtë dosje tha se kjo kërkesë ishte përpiluar mbi arsye politike ose ideologjike dhe kjo shkon në kundravajtje me konventat ndërkombëtare”.Kamil Demirkaya, 58 vjeç, ka dy vite që punon për edicionin rumun të gazetës turke ”Zaman”.
Kjo çështje provokoi një emocion të madh në Rumani, ku rreth 7 000 persona vendosën të nënshkruajnë një peticion ku i kërkohet Bukureshtit për të mos ekstraduar Demirkayan në Turqi.Sipas tyre ”atje, ai rrezikon burgosjen vetëm se ka kryer detyrën e tij si gazetar”.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon